Dezinfektim

Hygienio LavanderHygienio Lavander

Prezantim Hygienio Dezinfektim 1.1 HYGIENIO LAVANDER me NIPT L61401044E, liçencuar për kryerjen e shërbimit të dezinfektimit me Liçencë Nr. LN-0515-05-2020, operon me Sistemin e Avancuar të Dezinfektimit pajisjen HYGIENIO, lider botëror i dezinfektimit aktiv në të nxehtë së bashku me solucionin dezinfektant Adantium Plus, i cili vepron në eliminimin e Viruseve, si Covid-19, baktereve, kërpudhave, sporeve, etj duke siguruar një higjenizim 360 gradë në mënyrë të qëndrueshme edhe pas aplikimit. Testet laboratorike kanë dëshmuar reduktimin maksimal të organizmave mikrobiologjik në më shumë se 99.9 %. 1.2 Ky është i vetmi sistem në botë që krijon mbi çdo sipërfaqe një shtresë mbuluese mbrojtëse afatgjatë dhe 100% gjithëpërfshirëse e cila vazhdon të veprojë për 72 orë. 1.3 Dezinfektanti Adantium Plus është një preparat modern i dezinfektimit me veprim sterilizues me aksion ekskluziv kundër një spektri total të: bakterieve në 5 minuta; spore, kërpudha në 10 minuta dhe viruse brënda 1 minuti. 1.3 Kjo metodë Inovative nëpërmjet aplikimit në të nxehtë të dezinfektuesit në sipërfaqe siguron efektivitet maksimal sipas Legjislacionit Shqiptar dhe Konformitetit të Direktivave Ndërkombëtare për Hygienio CEE 73/23, CEE 93/68, CEE 89/336, CEE 93/68 dhe Adantium Plus CE 0373. 1.4 Nuk ëshstë abraziv dhe kështu, i vetmi i aplikueshëm mbi çdo sipërfaqe delikate, veshje, apo pajisje teknologjike pa i dëmtuar. 1.5 Ky sistem është i vetmi deri më sot të sigurojë parametrat ideal të higjenizimit të ambienteve të ndryshme si qëndrat shëndetsore/spitalore apo të aktivitetit sportiv, pasi garanton efektivitet maksimal të kushteve higjenike duke mos qënë toksik apo i dëmshëm për shëndetin dhe ambientin, dhe pa lënë aromë. Në këtë mënyrë, kjo teknologji europiane mundëson aksesim të menjëhershem të ambientit pas aplikimit.